Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja e Radio Evropa e Lirë vritet nga bombardimet e rusëve në Kiev

Një gazetare e Radio Liberty (REL) në Ukrainë është vrarë gjatë granatimeve ruse të Kievit. Mësohet se Vera Gyrych ishte në shtëpi kur një raketë goditi banesën e saj.

“Një person i mrekullueshëm ka ikur”, tha kolegu i saj Oleksandr Demchenko në Facebook.

Radio Liberty, e njohur gjithashtu si Radio Evropa e Lirë, është një organizatë e financuar nga SHBA e cila transmeton lajme në zona të botës ku shtypi i lirë mund të jetë i kufizuar ose i pa krijuar ende. Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një trup ishte gjetur pas sulmit me raketa të djeshme, megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera të personit të vrarë në atë kohë.

Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainas, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë.

Please follow and like us: