Një përshkrim i rrallë shqiptarëve të vitit 1308
Shqipëria ka një shtrirje disi të madhe në rajon. Ajo ka banorë vërtetë luftëdashës, pasi ata janë harkëtarë dhe heshtarë të shkëlqyer. Mbretëria në fjalë e Shqipërisë tani nuk ka mbret, vendi është i ndarë mes pronarëve të tokave, që e sundojnë vetë dhe nuk i nënshtrohen askujt tjetër.
Qentë këtu janë shumë të mëdhenj dhe janë kaq të egër, saqë vrasin si luanë. Siç e përmend Plini, shqiptarët i dërguan një qen të tillë Aleksandrit të Madh, një qen i cili bënte kërdinë mes luanëve, elefantëve dhe demave në stadium
I ashtuquajturi ‘Anonymi Descriptio Europae Orientalis’ (Përshkrim Anonim i Europës Lindore) është një tekst latin mesjetar i vitit 1308, që përmban një vëzhgim të tokave të Europës Lindore, sidomos vendeve të Ballkanit. Autori anonim i tij mendohet të ketë qenë një klerik francez, apo i arsimuar në gjuhën frënge, me shumë gjasë i Urdhërit Dominikan, i cili ishte dërguar nga Kisha në Serbi, aty ku kishte përftuar pjesën më të madhe të informacionit në lidhje me Ballkanin.