Miku miliarder i Putin gjendet i ekzekutuar në pishinën e banesës
Një biznesmen multi-milioner rus është qëlluar për vdekje në rezidencën e tij, elita e fundit me lidhje me gjigantin energjetik Gazprom që ka vdekur muajt e fundit.
Yuri Voronov, 61 vjeç, kreu i një kompanie logjistike që mbante kontrata fitimprurëse me Gazprom në Arktik, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në një lagje ultra të pasur të Shën Petersburgut rreth orës 14:00 të së hënës.
Voronov u gjet duke ‘notuar’ në gjak brenda në pishinë me një plagë arme zjarri në kokë dhe një pistoletë Grand Power aty pranë.
Ai është të paktën biznesmeni i gjashtë i pasur rus që vdes në rrethana misterioze që nga fillimi i vitit, shumë prej tyre me lidhje me Gazprom, dhe dy prej të cilëve vdiqën në të njëjtën periferi të Shën Petersburgut si Voronov.
Komiteti hetues rus po heton vdekjen e Voronov, të cilën aktualisht po ia atribuojnë një “mosmarrëveshjeje me partnerët e biznesit”.
Gruaja e tij thuhet se u ka thënë hetuesve se Voronov besonte se ai po mashtrohej me ‘shumë para’ nga kontraktorë dhe partnerë ‘të pandershëm’.