Kosova dhe Shqipëria rrëfejnë artin pamor shqiptar sot në Budapest
Dy qëndrime artistike të fuqishme dhe emocionuese
Dy skena artistike, kulturore, sociale dhe politike në kontekstin e Ballkanit prezantohen përmes punëve të 25 artistëve në një ekspozitë që hapet për herë të parë këtë të martë në Hungari, Shqiptarja.com.
Ekspozita e çelur në Ludwig Museum – muzeun e artit bashkëkohor të Budapestit ka në fokus prodhimtarinë dhe qëndrimet artistike të 10-15 viteve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri. Ekspozita është konceptuar si dialogim mes skenave artistike të dy vendeve që flasin të njëjtën gjuhë, që shpesh konvergojnë në pika të përbashkëta por jo rrallë kanë pikëpamje të ndryshme. Programi i ekspozitës së Ludwig Museum Budapest-Museum of Contemporary Art, vendos një theks të fortë mbi aspiratat e reja artistike brenda rajonit, fenomenet përcaktuese dhe mediumet e reja të artit.
Artistë që marrin pjesë janë në këtë eskpozitë janë Endri Dani, Helidon Gjergji, Alban Hajdinaj, Edi Hila, Ardian Isufi, Ilir Kaso, Olson Lamaj, Armando Lulaj, Violana Murataj, Matilda Odobashi, Adrian Paci, Remijon Pronja, Anri Sala, Gentian Shkurti dhe Fani Zguro janë artistët nga Shqipëria. Bashkë me artistë shqiptarë do të kesp[ozojnë edhe keta aristë nga Kosova nga Kosova: Jakup Ferri, Flaka Haliti, “Haveit”, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Koja, Dren Maliqi, Alban Muja, Driton Selmani dhe Sislej Xhafa.
E iniciuar në 2014 si rezultat i dialogut mes Galerisë Kombëtare të arteve në Tiranë dhe Ludvig Museum të Budapestit me të njëjtin koncept erdhi dhe arti hungareze një muajin e kaluar në galerinë Kombëtare të arteve.
Ekspozita e artistëve shqiptare është publikuar edhe në faqen zyrtare të Ludwig Museum Budapest-Museum of Contemporary Art Ludwig Museum – Museum of Contemporary Art, Budapest koleksionon dhe shfaq kryevepra të artit modern dhe bashkëkohor. Koleksioni permanent përmban vepra me vlerë të pop artit amerikan (Andy Warhol, Claes Oldenburg, Robert Rauschenberg, dhe të tjera).
Në të njëjtën kohë fokusohet në artin e Evropës Qendrore dhe Lindore, duke u fokusuar veçanërisht në prezantimin e artit hungarez prej viteve ‘60 deri në ditët e sotshme në një kontekst ndërkombëtar.