Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Fuqia e mendjes e shndërron njeriun në ikonë botërore

“Fuqia e mendjes e shndërron njeriun nga askushi në idhull, e nga idhulli në ikonë të famshme botërore”, Vlora Obertinca.
“Po shikoja një dokuentar për jetën e Operah Winfrey, ku ajo rrëfente personalisht për jetën e saj. Ajo rrëfen se si e ka marrë rolin në ‘Color Purple’, të regjisorit të famshëm hollivudian, Stiven Spilberg. Operah kishte konkurruar për një nga rolet e këtij filmi. Ajo besonte në aftësitë e saj dhe ishte e bindur se do ta fitonte rolin në filmin e Spilbergut. Kështu, ndërsa ajo po këndonte këngën ‘Unë po i dorëzoj të gjitha te Krijuesi im…’, në kishën e vogël te shtëpia e saj, dikush i tha se ka një telefonatë. Në anën tjetër të linjës ishte Stiven Spilbergu dhe i tha se ajo është përzgjedhur për rolin e Sofias, në filmin ‘Color Purple’.
Operah Winfrey, ndonëse vinte nga një rreth pa përkrahje dhe jo i pasur, nuk u lëkund në besimin e saj. Ajo kishte ndjekur rrugën e guximit dhe të besimit në ëndrrat e saj, duke i shfaqur të gjitha aftësitë e saj si prezantuese e shkathët, madje edhe si aktore në Hollivud.
Një legjendë e gjallë që rrëfen fuqinë e ndërdijes, reflektimin dhe manifestimin e këtyre mendimeve në jetën reale. Një grua shumë e suksesshme, që i ka thyer mitet e ngjyrës, fesë, si dhe dobësinë e natyrës së të qenit femër, për të realizuar ëndrrën e jetës, duke lënë pas vetes një histori të pashlyeshme për zgjedhjen e rrugës së guximit, në vend të asaj të frikës dhe të nënshtrimit”.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” i autores Vlora Obertinca.
Please follow and like us: