Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Ca pyetje për kohën e lirë

Përse mediat shqiptare nuk informuan fare se në 6 dhjetor 2022 mbreti 73 vjeçar i Britanisë së Madhe Çarli i Tretë u godit me vezë në qendër të qytetit Luton, afër Londrës, kur po shtërngonte duart me popullin në mes të sheshit dhe policia arrestoi një të ri 20 vjeçar për sulmin. Nuk informuan mediat shqiptare as kur një muaj më parë mbretin e ri dhe bashkëshorten e tij 75 vjeçare Kamila i gjuajtën me vezë në Jork.
Përse politikanët shqiptarë nuk e dënuan sulmin dhe nuk i çuan me këtë rast telegrame solidariteti mbretit të Britanisë së Madhe Çarlit 3, meqë ne jemi populli më anglezodashës i botës, që po i ngrejmë statujë nënës së Çarlit, ish mbretereshës Elizabeta, që nuk e dinte ku bie Shqipëria? Madje nuk iu dërguan nga Shqipëria telegrame solidariteti as presidentit francez Makron, të cilit para pak muajsh ia veshën me shpullë në mes të rrugës gjatë një vizite në jug të Francës.
Perse mbreti Çarli 3 i goditur në 6 dhjetor nuk akuzoi për atentatin kundër tij kryeministrin Rishi Sunak, partinë konservatore dhe laburiste, MI-6, CIA-n, FSB-në ruse, Mosadin izraelit, Iranin apo Zimbabven?
Please follow and like us: