Vlora Obertinca: Eklipsi hënor në jetën njerëzore
“Eklipsi hënor në Hënën e plotë, ndikon në uljen e disponimit tonë, meqë ndodh transformimi i energjisë, duke na rigjeneruar organizmin dhe hapjen e shtigjeve të reja në jetë”, Vlora Obertinca.
“Njeriu është i lidhur drejtpërdrejt me ndikimin e energjisë diellore dhe hënore. Kjo, sepse edhe njëra edhe tjetra ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimin e hormoneve tejet të rëndësishme në organizmin tonë. Dielli kur lind dhe na rrezon gjatë ditës, na e rigjeneron hormonin e serotoninës apo lumturisë, përderisa kur vjen nata Hëna na e rigjeneron hormonin e melatoninës apo hormonin përgjegjës për gjumin. Do të thotë se këto janë cikle natyrore të Universit, pa të cilat njeriu nuk mund të ekzistojë.
Kur Toka hyn nën hijen e Hënës, krijohet eklipsi i Hënës. Eklipsi hënor shpesh ndodh dy herë në vit. Në eklips, Toka ndërhyn midis Diellit dhe Hënës, duke mos lejuar që Hëna të marrë dritën e Diellit. Në këtë rast, hija e Tokës bie në sipërfaqen e Hënës.
Zakonisht, në këto periudha ndjehemi më shumë të mërzitur se zakonisht, ndjejmë një presion neverie dhe shqetësimi në brendësinë tonë, sepse ky tranformim kërkon edhe energji të madhe për t’u realizuar. Andaj, mos u shqetësoni sepse është kaluese.
Nëse diçka duhet të largohet nga jeta juaj, nëse diçka duhet të marrë fund sepse ju ka lënduar gjatë, atëherë gjatë eklipsit hënor me mendjen tuaj lirojeni sikurse një re të zezë që e shihni duke lëvizur e duke humbur në horizont.
Eklipsi hënor do t’iu ndihmojë ta lironi më lehtë personin apo situatën që ua rëndon mendjen, zemrën dhe shpirtin”.