U shkarkua nga vettingu, ish-prokurorja Antoneta Sevdari fiton procesin me qeverinë në Strasburg
Ish-prokurorja Antoneta Sevdari ka fituar procesin me qeverinë në Gjykatën e Strasburgut. Sevdari u shkarkua në kuadër të procesit të vettingut.
Strasburgu theksoi se ne lidhje me rastin e Sevradit ka shkelje te nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qene proporcional. Pavarësisht se Sevdari kaloi shkallën e parë të vettingut dhe u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorja u shkarkua nga detyra nga KPA.
Por Sevdari nuk u ndal me kaq, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
Please follow and like us: