Albspirit

Media/News/Publishing

Apeli i USHSHC për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë

VËLLEZËR SHQIPTARË!

SHPERNDAJENI NË RRJETET SOCIALE ME TË GJITHA MUNDËSITË QË KENI NË DORËN TUAJ…!

PËRQAFIME TË GJITHËVE!

DEKLARATË E UNIONIT SHQIPTAR TË SHOQËRISË CIVILE DHE E KËSHILLIT ORGANIZATIV TË KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR…!

Kemi ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet në veriun e Republikës së Kosovës.

Provokimet e grupeve kriminale janë bërë të përditshme si dhe janë përshkallëzuar.

Ato po rrezikojnë jetën e qytetarëve si dhe të personelit të dislokuar atje si pjesë të strukturave policore e ushtarake, vendore e ndërkombëtare.

Është bllokuar qarkullimi rrugor, është ndalur bisnezi e fëmijët nuk shkojnë më në shkolla.

Jeta normale në veriun e Kosovës është paralizuar.

Qytetarët e veriut po përjetojnë ethet e luftës të cilave përditë po u fryn me qëndrimin e vet agresiv e luftënxitës, qeveria e Serbisë dhe Presidenti Vuçiq.

Kjo situatë e rrezikshme e ka përkeqësuar jetën edhe të qytetarëve të tjerë edhe në pjesët e tjera të Kosovës.

Veteranët e luftës çlirimtare po e përjetojnë me tension e përgjegjësi të madhe gjendjen në Kosovë. Ata po kërkojnë nga qeveria e Prishtinës, maturi por edhe përgatitje të gjithanshme për të qenë të gatshëm për çdo të papritur që mund të vijë nga Serbia.

Ata nuk besojnë në sinqeritetin e Serbisë dhe si provë të pakontestueshme kanë rezultatet e pafrytshme të dialogut të gjatë me qeverinë serbe dhe Ministrin e Propagandës të kohës së Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.

Ata janë të bindur, ashtu si krejt populli shqiptar se Asociacioni i Komunave me Pseudoshumicë serbe është një shkyerje tjetër e territorit të Republikës së Kosovës dhe për këtë ata janë të gatshëm të rreshtohen edhe njëherë me trupat ushtarake për mbrojtjen e saj.

Qeveria shqiptare është deklaruar në mbështetje të qeverisë në Kosovë por në këtë gjendje nuk mjafton deklarimi.

Është e domosdoshme të ngrihen shtabe të përbashkëta, bashkëpunimi në nivelin qeveritar e parlamentar të cilët duhet të fuksionojnë përditë.

Duhet të mblidhet nga Presidenti i Republikes, KËSHILLI I SIGURISË KOMBËTARE për të diskutuar mbi gjendjen në Kosovën Veriore si dhe masat që duhen marrë për mbështetjen e qeverisë në Kosovë.

Nuk kemi pse fshihemi pas gishtit.

Serbët përgatiten e provokojnë hapur e mbështetja e Rusisë për Serbinë është publike dhe njëherit sfidante ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Është koha që qeveria shqiptare ta kushtëzojë marrëdhënien me Serbinë, me qëndrimin që ajo mban ndaj Kosovës dhe minoritetit shqiptar në Serbi.

Është në nderin e saj të ngrijë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në kuadrin e Ballkanit të Hapur duke elaboruar përpara komunitetit ndërkombëtar, qëllimin tonë të përbashkët si dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare.

Duhet të çfaqemi si komb dhe jo si copa të një kombi të ndarë në konferencat ndërkombëtare, antishqiptare në këto 100 vjet.

Kërkojmë nga diplomacia shqiptare në Shqipëri e në Kosovë të deklarohen zyrtarisht edhe njëherë se shqiptarët janë kundër prekjes së territorit të Republikës së Kosovës dhe se Asociacioni është vija e kuqe që nuk duhet shkelur nga askush.

Kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar, BE dhe SHBA që të mos tërhiqen përballë presionit rusoserb.

Nuk duhet përdorur territori i Republikës së Kosovës për të shuar urinë e grabitqarëve të Serbisë. Europa nuk duhet të përdorë më, dy standarte në marrëdhëniet me popujt e tjerë.

Një standart për Serbinë, ledhatues e vlerësues e një tjetër për shqiptarët, fyes e diskriminues së paku në këto 200 vite që kemi lënë pas.

NE JEMI TË BINDUR SE BE DHE SHBA do ta trajtojnë me përgjegjësi të madhe çështjen e marrëdhënieve, SERBI-KOSOVË duke përcaktuar si prioritare, njohjen reciproke si dhe duke respektuar parimin e mosndryshimit të kufijve…!

UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE

KËSHILLI ORGANIZATIV I KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.

Tiranë, 13 dhjetor 2022.

Please follow and like us: