Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Magjistari: Mos u tremb!

E dashur…

Jam bërë shi

Të grimcoj mbi ty.

Po ti mos u tremb,

Di te jem edhe çadër

Mbi kokën tënde të bukur.

Mos u tremb.

Unë bëhem statujë

Dhe qesh me habinë tënde.

Dridhem kur më prek.

E në mijra copa

Bëhet ai mermer.

Mos u tremb

Kur bëhem tingull

Bëhem këngë,

E zbuloj emrin tënd.

Të njoha atë çast

Kur preka brinjët,

Njëra më mungonte,

Ishte bërë dritë…

T’u bashkova,

Për ‘tu bërë njësh të dy

Në trup e në shpirt.

Po ti mos u tremb

Jam unë…

Ëndrra jote e pagjumë.

Please follow and like us: