Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Gënjeshtër…

Është gënjeshtër se burrat kurrë nuk qajnë
Është gënjeshtër se burrat kurrë nuk derdhin lot
Se të gjithë kemi zemër
Të gjithtë na ka kriju një Zot,
Më lejoni, më lejoni të qaj ca minuta
Të nxjerr mërzinë jashtë
Se më la më e bukura,
Më lejoni, më lejoni
T’i derdh ca lotë
Ajo shkoi me tjetrin
Më barktisi për një mot,
Është gënjeshtër që burrat
janë të fortë si guri
Është gënjeshtër që burrat
ndarjen nuk e vuajnë,
A kanë qenë ndonjëherë gratë burra
Që ta dijnë se si ndjehen ata
Kur përballen me furtuna
Dashuria dhemb njëjtë pa dallime
Por që burrat mundohen
T’a rrisin egon, mos t’i nxjerrin jashtë dobësirat,
Po nuk është dobësi të tregosh se si ndjehesh
Se për atë dobësi mund të pendohesh tërë jetën,
Është gënjeshtër që burrat nuk e ndjejnë dhimbjen
Është gënjeshtër që burrat nuk ndjejnë trishtimin
Po rrinë në heshtje dhe mbahen fort
Për çdo goditje e fshehin nga një lot,
Na e kanë lanë të vjetrit traditë
që burrit s’duhet t’i shihet loti
madje as një pikë,
Të parët tanë keq kanë lanë amanet
duke vuajtur gjithnjë heshturazi
Kanë ikur nga kjo jetë!
Please follow and like us: