Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: MADHËSHTORE

 

E vura flamurin në ballkon

për të Shenjtën Ditë

krenar valviste si në beteja.

 

M`u duk se ndodhi çudia

shqiponja rrahu flatrat qiellit

shkoi e puthi Gjergjin mbi kalë te sheshi

pastaj Isa Boletin në Mitrovicë

pastaj Adem Jasharin që është gjithkund

e Agimin e Kosharës tek ai gur i shkulur

që na ndante dikur.

 

Fluturonte qiellit pa re të hidhëruara, fluturonte

me flatra përqafonte Dardaninë burrneshë .

 

Kur u çmall, te flamuri erdhi

në ballkon me kokën lart si liria

Babit i foli zemra: Madhështore, o bir!

Please follow and like us: