DEKANI I FAKULTETIT JURIDIK TË KOLEGJIT AAB TAKOHET ME KRYESUESIT E UNIVERSITETIT TË FREIBURGUT
9 Shkurt 2023
Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, Veton Vula bashkë me profesorin Mensut Ademi kanë takuar menaxhmentin e Universitetit të Freiburg, Prof. Dr. Sandrina Haymoz. Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me format e bashkëpunimit mes dy institucioneve arsimore, ndërsa biseduan edhe me Prof. Dr. Patrik Manzoni nga Instituti i Kriminologjisë së Universitetit të Cyrihut.
Kolegji AAB në vazhdimësi synon bashkëpunime me institucionet më prestigjioze në botë, për të rritur mundësitë që stafi akademik dhe studentët të integrohen në praktikat më moderne të zhvillimit të arsimit.
Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB takohet me kryesuesit e Universitetit të Freiburgut
Please follow and like us: