Viron Kona: Kur “anija” nis të mbytet
Epigrame bashkëkohore
Papritmas!
Kur një lepur ështënëferrë,
është dhe gjarpri aty pranë,
shiko mirë rrugën ku kalon,
se papritmas gjen belanë!
Karrem për peshkun budalla!
Asnjëherë mos u shpejto,
sa herë tëtërheq diçka,
ajo mund tëjetë karrem,
për“peshkun” budalla!
Kur “anija” nis të mbytet
Ata të betohen edhe të rrinë pranë si trima,
duan që nga ty, sa më shumë të përfitojnë,
kur ndjejnë se “anija” jote po nis t ‘mbytet,
ia mbathin si minjtë, që veten t`shpëtojnë!1.
- Minjtë janë të parët që ia mbathin kur anija po mbytet.
Valvul
Zemërimin e shpreh në çdo hap,
vlon si një tenxhere me presion,
shpërthen e djeg mbarë e prapë,
duket se një “valvul”tëmungon!
Ruhuni!
Ti përdor trukunsi i drejtë e parimor,2.
por ke qëllim, që ligësitë të mbulosh,
për hallet e të tjerëve s`do t`ia dish,
bota le të digjet vetëm ti të shpëtosh!
2. Truk – veprim që fsheh të vërtetën, veprim mashtrues.(përdoret sidomos në kinematografi)
Zhburrërim!
Nëse ti ke thënë përherë, se je një luan i vërtetë,
mos u zhburrëró, qëndro gjer n ‘fund me krenari,
ndryshe copëzohesh si kështjella ngritur në rërë,
teksa njerëzia do thonë:s`ishte luan, por një mi!
Mos idealizo!
Mos idealizo kurrë asnjërin nga miqtë e tu,
nuk ka njerëz aq të përkryer në botën tonë,
koha i nxjerrë siç janë t‘vërtetë a të rremë,
kroi duket në verë, buron apo shteron?