Albspirit

Media/News/Publishing

Shaip Kamberi fiton sërish, por mund të bëhej më shumë

 

Çerçiz Loloçi

Ish deputeti në Kuvendin e Serbisë nga lugina e Preshevës, Shaip Kamberi ka fitur sërish mandatin në një proces zgjedhor parlamentar, të kontestuar nga opozita dhe nga institucionet ndërkombëtare.

Falë teknologjisë e kam ndjekur hap pas hapi këtë raund zgjedhjesh dhe jam gëzuar shumë që një deputet shqiptar, nga zona më e diskriminuar nga Beogadi, arrin të fitojë bindshëm sërish.

Dhe kur jam siguruar për fitoren e kam uruar publikisht këtë fitore.

Por Shaipi nuk ishte i vetëm, kishte edhe kandidatë të tjerë shqiptarë në luginë që garuan dhe nuk fituan.

Kjo ka ndodhur herë pas here për mëri të kota, për proragonizëm të stisur, ndërkohë që nëse do kishte një strategji të mirëmenduar, lugina do të kishte disa deputetë në kuvend.

Gjithsesi fitorja e Shaip Kamberit na emocionon si një ngjarje e veçantë për një njeri të përkushtuar ndaj çështjes shqiptare.

Shaip Kamberi, lindur në 15 tetor 1964, është një politikan shqiptar, i cili është momentalisht pjesëtar i parlamentit serb. Më parë ka shërbyer si kryetar i bashkisë së Bujanovcit prej vitit 2008 në 2012 dhe nga 2016 deri në 2020. Ai është kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, një parti politike e minoritetit shqiptar në Serbi.

Please follow and like us: