Tenori shqiptar Ramë Lahaj, i treti në “Operalia”
Prishtinë, 25 korrik 2016 – Tenori shqiptar Ramë Lahaj ia ka dalë që të bëjë edhe një hap të rëndësishëm në karrierë. Lahaj ka fituar vendin e tretë në finalen për çmimin prestigjioz “Operalia” , raporton Koha Ditore.
Juria ndërkombëtare paraprakisht e kishte e ka vlerësuar Lahajn që të jetë në listën e ngushtë të kandidatëve bashkë me sopranon nga Kanadaja, Aviva Fortunata, sopranon franceze Elsa Dreisig, atë italiano-amerikane, Marina Costa-Jackson, sopranon Elena Stikhina e tenorin Bogdan Volkov nga Rusia, dy tenorët nga Koreja Jugore, Keonwoo Kim e Sehoon Moon, sopranon nga Ukraina, Olga Kulchynska, mezzo-sopranon J’nai Bridges, bass-baritonin Nicholas Brownlee e tenorin Brenton Ryan, që të tre nga ShBA-ja.
Tenori Lahaj në një deklaratë të shkurtër për gazetën mbrëmjen e së premtes ka thënë se bëhet fjalë për një ngjarje të madhe.