Ndahet nga jeta ish-ministri i PD-së, Kosta Barka
Ish-ministri në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike Kosta Barka është ndarë nga jeta.
Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e tij në rrjetet sociale, ku shprehin ngushëllimet për ish-deputetin e PD-së Tritan Sheu.
Barka ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha në vitet 2005-2008.
Kujtojmë se Barka ka qenë deputet i PD-së, i minoritetit grek në zonën e Dropullit.
“Kosta Barka nuk është me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta. Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle! Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv. Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!”, shkruan Tritan Shehu.