Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Mësohet se Rrumbullaku ka dorëzuar mbrëmjen e sotme dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës.
Arsyet e dorëheqjes ende nuk dihen. Pak më herët ministri Hoxha lajmëroi mbledhjen urgjente me të gjitha strukturat policore dhe drejtuesit e policisë në qarqe.
Rrumbullaku u caktua si drejtues i Policisë së Shtetit e mori detyrën më 7 Shtator të vitit 2022, ku asokohe Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.
Please follow and like us: