Njeriu udhëton pa e ditur se ku po shkon
Zana Tako
Etyd
Njeriu udhëton pa e ditur se ku po shkon, ngarkuar me halle e derte, me dashuri të lënduar, me pasuri të shpërdoruar, me mllef e zemërim, i tradhtuar me hipokrizinë.
E ardhmja e padukshme është kohë që formohet pa e ditur ekuacionin e saj. Brenda këtij ekuacioni zhvillohet jetë, e cila mbetet surprizë për gjithkënd që herët a vonë do të gjendet në kufijtë e saj, duke trokitur me shpresën se do zbulojë atë që ka dëshiruar dhe ëndërruar, pa arsyetimin e tradhtisë, të cilën përvoja e jetës ia ka servirur edhe hapur edhe fshehtas.
29 shtator 2024.
Please follow and like us: