Albspirit

Media/News/Publishing

Rafaela Prifti: Uragani Milton, Sistemi Klimatik, Zgjedhjet

Uragani Milton që po i afrohet gadishullit të shtetit juglindor të Floridës ditën e mërkurë u ngrit në një kohë rekord në shkallën 5 të klasifikimit – indeksi i fuqisë shkatërruese që mund të sjell me vete. Në rrezikshmëri është zona e Tampës me 3.3 milionë banorë në të cilën nuk kanë kaluar uragane të kësaj kategorie për mbi 100 vjet.  “Milton pritet të jetë një nga uraganet më shkatërrimtare që mbahen mend në bregun qendror-perëndimor të Floridës,” paralajmërojnë specialistët e Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Erëra shumë të forta me shpejtësi mbi 160 milje në orë dhe batica kërcënuese për jetën të shoqëruara me reshje të dendura janë faktorë që do ndikojnë jo vetëm në zonat ku do kalojë uragani, por edhe më tej, siç janë lagjet përgjatë bregut, të cilat vetëm dy javë më parë u përmbytën nga uragani Helene. Miliona vetë janë evakuuar, të tjerë që kanë qëndruar pas kanë marrë masat e nevojshme mbrojtëse dhe për shumë banorë në zonat e rrezikuara mund të kenë mbetur vetëm pak orë për tu zhvendosur.  

Uraganet dhe Ndryshimi Klimatik

Agjencia e lajmeve US NewsandWorldReport ka cituar një studim për uraganin Helene, të publikuar në prag të Milton-it, ku raportohet se shkalla e intensifikuar e reshjeve dhe sistemit të erërave është pasojë e ndryshimit të klimës globale. “Analizat tregojnë se temperaturat e oqeaneve, që do jenë në rritje për 10 a 20 vitet e ardhshme, do t’i përkeqësojnë statistikat e uraganeve. Dy stuhi masive brenda një kohe të shkurtër ilustrojnë sesi duket e ardhmja e ndryshimit klimatik,” thanë ekspertët.  

Uraganet dhe Zgjedhjet 

Sezoni i uraganeve në Atlantikka koincidencë me zgjedhjet në Amerikë. Ndikimi iuraganeve tek zgjedhjet është një temë e studiuar nga shkencat politike si edhe grupet e lobimit. Agjencia NPR (NationalPublic Radio) përmbledh pesë stuhitë më të afërta në udhëkryqin e uraganeve dhe politikës.Katrina2005 pati mbi 1,800 të vdekur, mbi 125 miliardë dollarë dëme, dhe kritika të ashpra për reagimin e vonuar nga administrata e George W. Bush, uragani Gustav 2008 pati ndikim minimal mbi zgjedhjet, megjithëse administrata republikane reagoi me shpejtësi, Obama fitoi zgjedhjet, Sandy 2012 goditi bregun lindor të Amerikës në tetor, një javë më pas Obama mori mandatin e dytë, sipas anketimeve 15% e elektoratit e konsideruan reagimin e presidentit ndaj uraganit si faktorin më të rëndësishëm në votim, Maria goditi Porto Rikon në 2017, ndonëse nuk ishte vit zgjedhjesh pasojat u ndienë për një kohë të gjatë, Michael 2018 goditi Floridën, në muajin e zgjedhjeve për guvernator dhe Senatin amerikan, të dyja i fituan republikanët. Ankimet treguan se çështje kyçe e zgjedhjeve ishte mungesa e qendrave të votimit në shumë zona, ndonëse u lejuan votat me postë për të shpërngulurit. Sipas analistëve, pavarësisht se votimi nuk është prioritet për ata që kanë shpëtuar nga uragani, është detyra e shtetit të mbrojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të votuar.

Please follow and like us: