Albspirit

Media/News/Publishing

Çmimi tradicional “Ymer Elshani” i karvanit të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva” për vitin 2024

Fatmire Duraku

Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, përkundër ngushtësisë materiale që kishte viteve të
fundit, është i pranishëm në sferat e kulturës dhe të artit, po vazhdon të mbajë ritmin e vlerësimit të
veprave për fëmijë te botuara brenda vitit, duke i veçuar autorët të cilët dëshmojnë arritje në këtë
fushë. Kjo po bëhet e mundur në saje të përkrahjes së institucioneve tona, Ministrisë se Kulturës, Rinisë
dhe Sportit te Republikës së Kosovës, në radhë të parë, por edhe të Drejtorisë për Kulturë të Komunës së
Prishtinës, ne saje të donacionit te të së cilës edhe po arrihet te bëhet ndarja e këtij çmimi për librin me
të mirë për fëmijë të botuar midis dy karvanëve, me çka edhe po stimulohet puna e krijuesve letrarë për
fëmijë. Përgjithësisht, mund të thuhet pa hezitim se, gjatë një viti, patëm një shumësi veprash letrare të
vlefshme për fëmije, vepra ne poezi dhe prozë. Prandaj, juria në përbërje Ibrahim Kadriu, Prend Buzhala
dhe Xhevat Syla nuk e kishte vështirë të përcaktohet për veprat më cilësore, te autorëve të cilët vërtet
bindin për përkushtimin serioz të kësaj fushe të krijimtarisë, e cila ka një rëndësi të veçantë. Në ketë
drejtim juria, siç ka ndodhur edhe më parë kur kemi pasur vepra të suksesshme, edhe sivjet vendosi që,
këtë çmim tradicional, t’ua ndajë dy autorëve, shkrimtarit Maxhun Osmanaj dhe shkrimtares së re Dea
Halimi për prurje të tyre cilësore në krijimtarinë letrare për fëmijë.

Juria e veçoi dhe u percaktua që ky Çmim sivjet t’i jepet edhe shkrimtares Dea Halimi për librin poetik
për fëmijë “Guaca arte”, që është një libër i cili vjen nga përvoja e saj, ndonëse e re, por me një varg
librash të tjerë të botuar viteve të mëparshme. Mosha e saj gjashtëmbëdhjetë vjeçare sjell bagazhin prej
nënte librave (poezi e proze) te botuara deri më tash, një seri librash të mrekullueshëm duke filluar nga
“Yjtë farfuritës” të botuar kur ishte në moshën 6-vjeçe, për te vazhduar me librat e tjerë, e që nga njëri
libër në tjetrin në vazhdim vërehet avancimi i saj në gjetjen e shprehjeve poetike përmes larushisë së
temave. Çmimi, pra, i jepet për vëllimin “Guaca e arte”, për këtë vëllim me vargje nga të cilat lexuesi
ndjehet i relaksuar. I tërë libri është pasuruar me reflekse interesante përmbajtjesore të cilat, në shikim
të parë duken të thjeshta, por që përvetësojnë me domethënie, me tema nga me të ndryshmet, me
stilin shkrimor që imponon; me një stil shume origjinal. Autorja ka zgjedhur mënyrën komunikuese me
rrethin, me fenomenet natyrore e me prindërit, si një lloj bashkëbisedimi, ndërkaq një pjesë bukur e
madhe të vargjeve janë përkushtime patriotike, me prezantim te figurave dhe ngjarjeve që kanë lënë
gjurmë, siç janë “Vargje për atdheun”, “Vargje për Vlorën” “Zogu i flamurit”, “Gjergj Kastrioti, “Me fat
pavarësia Kosovë”, etj. Autorëve Maxhun Osmanaj dhe shkrimtares së re Dea Halimi u deshirojme
shëndet dhe te na gëzojnë edhe më tutje me vepra të reja letrare për fëmijë.

Please follow and like us: