Albspirit

Media/News/Publishing

Trupa profesioniste e Teatrit Korçës vazhdon turneun nga Nju Jork në Worcester dhe Boston

Rafaela Prifti

Foto: Aktorja Zamira Kita fotografon trupën e komedisë “Nuse vetëm për letra” dhe publikun në natën e tretë të turneut në Nju Jork

Mbrëmë ishte nata e tretë dhe e fundit e shfaqjes së komedisë “Nuse vetëm për letra” me autor dhe regji të Leka Bungos nga trupa profesioniste e teatrit të Korçës në Producers Club në Manhattan, NY.

Humori është gjini e vështirë por humoristi Lenka Bungo dhe interpretimi i aktorëve profesionistë zbavitën me të qeshura publikun shqiptar. Komedia sjell reagime që vijnë nga një tip skeme martese të një vajze me origjinë shqiptare, të lindur në Nju Jork, që me ndihmën e njerkut rekruton kandidatë të huaj dhe shqiptarë të cilët hyjnë në “komplikime kontraktuale” për të siguruar qëndrimin në Amerikë.

Gjergj Kovaçi, Drejtues e Pronar i USALB TV edhe organizator për ardhjen e trupës së Korçës për herë të parë në Nju Jork, përshëndeti publikun dhe falënderoi pjesëmarrësit, veçanërisht sponsorët Fredi Tolja si dashamirës të përhershëm të artit dhe artistëve shqiptarë.

“Përkrahja për artin dhe artistët tanë është parësore për gjithë shoqërinë,” tha regjisori shumë i suksesshëm Bujar Alimani.

Shfaqja është vënë në skenë në teatrin e Korçës vitin e kaluar dhe është bashkëpunimi i parë midis Leka Bungos dhe trupës A. Z. Çajupi. Fundjavën e ardhshme trupa do të japë shfaqje në Worcester dhe Boston.

Please follow and like us: