Albspirit

Media/News/Publishing

Ambra Hysa: Kapelet, muza ime

Për mua, kapelet përfaqësojnë një dashuri të ëmbël për modën dhe elegancën femërore. Ato janë fiks si një poezi e shkruar mbi kokën tonë, një formë për të shpalosur individualitetin tonë, përmes stilit.

Kur vendosim një kapele, ndiejmë se bota rreth nesh ndryshon; dielli ndriçon më ngrohtë, era na përkëdhel më ëmbël portretin.

Çdo model ka një histori për të treguar: një kapele Fedora, që evokon elegancën e viteve ’20; një kapelë me strehë të gjerë, flet për ditët e plazhit dhe ëndrrat tona verore. Ato janë dëshmitarë të momenteve tona më të veçanta – një takim romantik nën dritën e hënës, një pasdite e qetë me miqtë, apo një nga ato momentet e veçanta që i mbajmë mend përjetësisht.

Në botën e kapeleve, çdo detaj ka rëndësi. Ngjyrat, forma, detajet – të gjitha përbëjnë një simfoni stilistikore që na fton të ëndërrojmë. 

Janë më shumë se thjesht një aksesor; kanë një lloj magjie që na ndihmon të ndihemi të veçantë edhe në jetën tonë të përditshme.

Janë aty për të na kujtuar se eleganca është një gjendje shpirtërore, një udhëtim që ne e bëjmë çdo ditë, për të festuar të gjitha nuancat tona të brendshme.

Please follow and like us: