Albspirit

Media/News/Publishing

“Shqipëria, më e korruptuara në Europë”, publikohet raporti i World Justice


Nëse flasim për sundimin e ligjit këtë vit, Shqipëria nuk është ndër vendet që mund të merret shembull. Ajo renditet në vendin e 89-të, dhe në raport me vitet e kaluara, ka humbur pikë, çka tregon se një sërë faktorësh që lidhen me të drejtat e njeriut, korrupsionin dhe drejtësinë nuk janë në nivelet e dëshiruara për një vend demokratik.

Në raportin e World Justice Project, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile, vendi ynë ka mbledhur 48 pikë nga 100 gjithësej.

Në 8 faktorët që merren në analizë, problemi më i madh për vendin tonë është korrupsioni, i cili vazhdon të dominojë përmes ryshfetit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Nëse do të analizohej i veçuar, Shqipëria do të renditej në vendin e 107-të për shkak të këtij fenomeni.

Nga ana tjetër, vendi ynë ka përparuar në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë, faktor që na rendit në vendin e 54-t.

Në renditjen rajonale, Shqipëria qëndron me Serbinë në fund të tabelës, ndërsa Mali i Zi e Kosova kanë bërë përparim të dukshëm.

Ndërkohë, sundimi i ligjit është dobësuar në shumicën e shteteve, për shkak të politikave autoritare që janë ndjekur këtë vit.

Please follow and like us: