Pajtim Sejdinaj: Mirë se vjen!
Kushtuar shenjtorit të Bektashinjve, Baba Haxhi Gjyshi Saliaj
Mirë se vjen o bir i nënës!
Te trualli yt i zemrës!
Te trualli legjendar!
Si atëhere kur ishe djalë.
Edhe “gurët” kanë mall!
Vjen në Ninsh si zog i rrallë!
Ty o bir, të qofshin falë!
Në çdo vatër ndez zjarr!
Mirë se vjen o bir i nënës!
Hipur në kalin e endrrës!
Hipur në syrin e lotit!
Me bekim të madh të zotit!
Vjen si lule Bukurie!
Vjen si Engjëll Perëndie!
Ku çelin lulet e pragut.
Vjen si lulja e zambakut!
Vjen një Yll e një dritë!
Pran teje ditëpërditë!
Urtësinë mbolle si farë
Kudo shkove anë e mbanë!
Fisnikërinë e lartësove!
Me fisnikët në qiell shkove!
Zoti ty të mori pranë!
Mbi supe të hodhi Harkanë!
Dhimbja ktheve në Dashuri!
Faljen në Paqe e Lumturi!
Shenjtëri të qofshim falë!
Ti ndriçon si Yll i rrallë!
25 Tetor 2024.