Albspirit

Media/News/Publishing

Irena Dragoti: Asgjëja

 

Jemi netë që përtypim përralla

Hije që garojnë

për një trofe, që s’na përket.

Jemi rendje që konkuron me veten

andej nga bota, vlen sa një ofsh.

Jemi bindje me filozofinë e të fortit,

arrati nga semaforët,

që përplas dritën, në humnerat e mendjes

Jemi asgjëja e joshur, nga asgjëja

Na mundon kuptimi dhe moskuptimi

Jemi marri në limitet e urisë,

blejmë kohë me çmim qesharak

dhe e veshim me të zeza korb.

Please follow and like us: