Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: NË MOSHËN E FLIJUESIT

Sot është ditëlindja ime,

I kam mbushur tridhjetë e tri,

Nuk e di nëse kam ndonjë dëshirë,

Vetëm m’i largo mëkatet që nuk i di,

E më merr në tënden mbretëri,

O Perëndi.


Ma ushqe me të bardhën dritë, ndërgjegjen,

Sikur nëna që ushqen foshnjën, me të bardhin qumësht,

Ma mbush shpirtin me dashuri,

Deri në përjetësi,

O Perëndi.