Albspirit

Media/News/Publishing

Muzika e Filmit ‘Duaje Emrin Tënd’ e Thoma Simakut interpretohet në Zvicër

Muzika e filmit“Duaje Emrin Tënd” e kompozitorit Thoma Simaku është interpretuar kohët e fundit në një concert të pedagogëve të Konservatorit të Muzikës në Kölliken të Zvicrës. Në një version të ri për Flautdhe Piano, pjesa ‘Sea Images’ u interpretua nga Amador Fuentes dhe Anne Köhn.

Në një reçension të botuar në faqen zyrtare të konservatorit, midis të tjerash,  shkruhet: “Das perlende Klavier von Amador Fuentes brachte die Flöten von Anne Köhnbei Sea Images von Thomas Simaku nochmals richtig zum Brillieren”.

https://www.schulekoelliken.ch/musiksc…/aktuelles.html/868

“Pianoja ndriçuese e Amador Fuentes bëri që flautat e Anne Köhn në Sea Images nga Thoma Simaku të shkëlqejnë përsëri”.

­

Kjo muzikë aq e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm është luajtur në disa vende të Evropës dhe është transmetuar nga Radio Kombëtare e Francës “France–Musique” në interpretimin e pianistes shqiptare me banim në Itali, Marsida Koni. Pjesa “Sea Images” për Flaut dhe Piano gjithashtu është inçizuar nga instrumentistët gjermanë Andrea Ritter dhe Daniel Koschitzki në CD-në e tyre “Echoing Voices” të Shtëpisë Diskografike Ars-Production, dhe mund të dëgjohet këtu: https://www.youtube.com/watch?v=poa5PVgNrz4