Albspirit

Media/News/Publishing

Një roman tronditës dhe reflektues i Elvira Dones

Një roman tronditës dhe reflektues mbi të drejtën e jetës, mbi dënimin kapital, mbi jetë të margjinalizuara, mbi fate ogurzeza që zot se mund të ndryshohen.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Lukas Santana është një gangster i ri me origjinë meksikane, ushtar i thjeshtë i një prej bandave më të egra të Rio Grandes, në Teksas. I dënuar padrejtësisht me vdekje, ndonëse nuk ka vrarë askënd, i kalon dhjetë vjetët e fundit të jetës i mbyllur në qeli, në pritje të ekzekutimit. I zhytur në dëshpërim, do të orvatet disa herë të kryejë vetëvrasje. Pranë do t’i qëndrojnë njerëz me humanizëm të jashtëzakonshëm. Mbi të gjitha, Beatris Masedo, e cila do të heqë dorë nga

ëndrrat e saj rinore për ta shoqëruar Lukasin në të mirë e në të keq për hir të dashurisë së marrë që ndien për të.

“Jeta e shkurtër e Lukas Santanës” nuk është thjesht një roman, por historia e vërtetë e një djaloshi teksan, të cilin Donesi e ka shoqëruar përgjatë verës së mbrame të jetës së tij. Ai është një reflektim mbi dënimin kapital dhe mënyrat perverse të shfrytëzimit të sistemit të drejtësisë, mbi kthesat ogurzeza të fatit dhe përpjekjet e dëshpëruara të shtresave të margjinalizuara për të kaluar një prag të pakapërcyeshëm, një pasqyrë e vetëmohimit të grave në çfarëdolloj sistemi.

Një roman koral shumë i fuqishëm, që di të risjellë shpresat dhe dështimet personale përtej ligjeve.

Titulli: Jeta e shkurtër e Lukas

Santanës

Titulli në origjinal: La breve vita di

Lucas Santana

Autore: Elvira Dones

Përktheu: Aida Baro

Sjellë në shqip nga @botimepegi

Please follow and like us: