Albspirit

Media/News/Publishing

Ati i Shenjtë i Vatikanit: Në Shkodër lumnohen dy martirë

Pas lutjes së Engjëllit, Françesku kujtoi lumnimin e dy martirëve, Paliq dhe Gazulli, në Shkodër, dhe të gjermanit Metzger, si dhe vendet që vuajnë nga konfliktet, nga Ukraina në Sudan, duke nënvizuar se “lufta na bën çnjerëzorë, na bën të tolerojmë krime të papranueshme”. Më pas u bashkua në lutjen për viktimat e abuzimit nga Kisha Italiane, “e domosdoshme” për të rivendosur besimin e tradhtuar.

R. SH. – Vatikan

Pas Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi se dje, në Shkodër të Shqipërisë, në Meshën e kryesuar nga kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, u shpallën të lum dy martirë: Luigji Paliq, frat i Urdhrit të Fretërve të Vegjël dhe Gjon Gazulli, prift dioqezan. Të dy, viktima të  persekutimit fetar të shekullit të 20-të në Shqipërinë, që u mbyt në gjak të pafajshëm.

Edhe në Freiburg im Breisgau, kardinali Kurt Koch, prefekt i Dikasterit për Nxitjen e bashkimit të të krishterëve, udhëhoqi meshën e lumnimit të një martiri tjetër, priftit Max Josef Metzger, themelues i Institutit Laik të Krishtit Mbret, “i dënuar nga nazizmi për angazhimin e tij fetar në favor të paqes”.

Shembulli i këtyre martirëve ngushëlloftë shumë të krishterë të cilët në kohën tonë diskriminohen për fenë e tyre.

Një duartrokitje për të lumtë e rinj – kërkoi Papa – e Sheshi u tund nga trokitja e duerve për Martirët që u lumnuan në Shkodër!

Please follow and like us: