Albspirit

Media/News/Publishing

Papa Françesku përshëndet lumnimin e martirëve shqiptarë

Papa Françesku përshëndeti nga mesha e kësaj të diele në Vatikan lumnimin e dy martirëve të tjerë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq. Ati i Shenjtë vlerësoi aktin e tyre.

“Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër janë shpallur të lumë dy martirë, At Luigj Paliq, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minore dhe Dom Gjon Gazulli, meshatar dioqezan, viktima të persekutimit fetar të shekullit të 20-të. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohët e sotme janë të persekutuar për fenë”.

At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli u shpallën të lumë me dekret të Papa Françeskut pak kohë më parë duke bërë që Kisha Katolike Shqiptare të ketë tashmë tashmë 40 martirë të saj.

At Luigj Paliq u martirizua në Gjakovë në 2013-ën pasi nuk pranoi të ndërronte fenë, ndërsa Dom Gjon Gazulli u dënua me varje në 1927-ën pasi kundërshtoi marrëveshjen e qeverisë së Zogut me serbët duke u akuzuar se kishte nxitur kryengritje.

Mesha solemne e lumnimit të tyre u mbajt në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër me praninë e qindra besimtarëve. Ati i Shenjtë shpalli 38 martirë shqiptarë në vitin 2016 të cilët ishin në qendër edhe të vizitës së tij në vendin tonë në Shtator të 2014-ës.

Please follow and like us: