Irena Dragoti: E pajetuar
Asgjë nuk kisha ëndërruar kaq shumë
sesa dëshirën
të të mbyll brenda zemre
Të më rrëfeje lumturinë, netëve
me përrallën e Hirushes
ku rënia e këpucës së shkëlqimtë
të bëhet dëshmia në formën e rendjes
për mungesën që kërkojmë si mall.
Tani dëshira ime pret ndryshe
veshur me mardhin e heshtjes
ma kyçi dashurinë brenda një stine
që s’di pse nuk vjen asnjëherë
Please follow and like us: