Mercedes Gega: Herët a vonë
Një ditë gjithsesi
Do të rritesh aq sa do të besosh se dashuria jote mbetet një fëmijë.
Zhveshur lëkurësh e fytyra stinësh.
*
Do të rendësh për pak ujë burimesh premtuar prej saj.
Diellin që lëviz si feniks në gji.
*
Ti si fëmijë do t’ia tregosh të gjithëve,
I bindur se globin e rrotullon ti me gishtërinjtë e hollë dhe naivë.
*
Herët a vonë,
Një ditë nga këto që do të vijnë,
Do të më kuptosh fëmija im
Përse unë flisja shpesh me plagët e mia
Kur dielli perëndonte jashtë në kopsht…
*
Në kavaletën e natës
Shumicës i mjafton hëna,
Vetëm një të dashuruari me ditën
I mungon dielli i tij.
Please follow and like us: