Albspirit

Media/News/Publishing

Vatra Chicago bashkoi shqiptarët në festën e Flamurit Kombëtar

Vatra Chicago në bashkëpunim me Trojet Entertainment organizoi më 23 Nëntor Festën e Pavarësisë në Chicago në ambientet e Elm West Banquets. Të ftuar ishin këngëtarët Mariola dhe Jurgen Kaçani të cilët e ndezën atmosferen me këngë nga të gjitha trevat. Fjalën e hapjes e mbajti kryetarja e Vatra Chicago zonja Mirela Kanini e cila midis të tjerave tha: Festa e Pavarësisë është festa më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne të diasporës e që jetojmë larg mëmëdheut jo vetëm që nuk e harrojmë kurrë atë por e ndjejmë të nevojshme të jemi pranë njëri tjetrit, të flasim shqip dhe të kërcejmë e këndojmë këngët tona”. Bukurinë mbrëmjes ia shtoi koncerti i vogël i hapjes i realizuar nga fëmijët e Grupit Arbëria. Kryesia e Vatrës po punon me intensitet që të sjellë sa më shumë aktivitete të larmishme patriotike dhe gjithëpërfshirëse për çdo grup moshe për të afruar sa më shumë komunitetin shqiptar me njëri-tjetrin. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar ditën e Flamurit!

Please follow and like us: