Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: Elegji në fundvjeshtë

Era shkundi ndajnate,

Të fundit gjethe vjeshtake.

*

Mëngjesit, asfaltin e mata

Me hapat mbi fletët e arta.

*

Thosha me vete dhe qeshja..

Ç’dhuratë të bukur fal vjeshta!

*

Porse, fund-udhës tek ecja,

Pastrueset pashë me fshesa.

*

Në pirgje, bordurës i mblidhnin

Kazanit me rrota i hidhnin.

*

Siç dukej të gjorat lëngonin

Palë-palë njëra tjetrën pushtonin.

*

Dha grahmën asfalti i mekur

Pa gjethet dukej i vdekur.

*

Më vinte të qaja në ikje

Për tjetrën vjeshtë në pritje.

Please follow and like us: