Thoma Simaku: Një surprizë mjaft e këndshme në vitin e largët 1979!
Kompozimi im i parë, i parë fare, kur isha student i vitit të parë, në klasën e harmonisë me Thoma Gaqin, dhe kompozicionit me Tonin Harapin në vitin e largët 1979!
“Bilbili” (The Nightingale), një këngë popullore shkodrane që e harmonizova dhe përpunova për Kuartet Harqesh, që si e gjeta atëhere në bibliotekë dhe vetë u çudita! Ka 9 nota të ndryshme, nga 12 që ka shkalla kromatike – gjë që nuk e gjen shpesh në muzikën popullore, tonën apo dhe popujve të tjerë!
Kjo ishte pjesa e parë që m’u luajt në Angli në Ryedale Festival nga The Duke String Quartet i Londrës më 1991. Pastaj kjo këngë u bë pjesë e një pjese mē të madhe për ansambël flautash e titullar ‘Guirlande de Flutes’.
Ky version ka dalë në CD i interpretuar nga dy ansamble angleze (“Northern Aurora Flute Ensemble”, dhe ‘Garland of Flutes’, këtyre të fundit siç duket u pëlqeu titulli dhe e pagëzuan ansamblin e tyre me përkthimin në anglisht); por kohët e fundit kjo pjesë është interpretuar nga një ansambël kanadez në Toronto!
Dëgjim të këndshëm!