Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë është pushteti për Angela Merkelin?

Ish kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka dalë nga periudha e gjatë e heshtjes dhe ka dhënë një intervistë të gjatë dhe pothuaj shteruese, për të përditshmen italiane, “Corriere della Sera”. Në vijim bota.al do të botojë pjesët më të rëndësishme të intervistës së gruas së hekurt, e cila drejtoi për 16 vite me radhë shtetin më të fuqishëm të ashkimit Evropian, dhe që ka lënë një shenjë të fortë në politikën botërore.

Kishte një arsye për zhdukjen pothuajse totale të Angela Merkelit: për dy vjet ajo iu përkushtua shkrimit të kujtimeve të saj me Beate Baumann, gruan që ka qenë hija e saj në politikë që nga viti 1992. “Liria” titullohet libri, i cili del të martën në tridhjetë vende.

Në libër gjejmë kujtimet e saj, RDGJ-në, Putinin, Trumpin, Berlusconin, por është gjithashtu mbrojtja e saj, një përgjigje ndaj akuzave: dhe ajo duket se nuk është penduar.

Mbi pushtetin

Për mua, pushteti është mundësia për të formësuar diçka. Të kesh mazhorancë, të marrësh vendime që lënë gjurmë së bashku me njerëzit që kanë marrë mandatet e tyre. Ndërtimi i mazhorancave, bashkimi i tyre, gjetja e kompromiseve. Ky është pushteti. / bota.al

Please follow and like us: