Albspirit

Media/News/Publishing

Bruna Gjoni Përvathi: Dashuria nuk është premtim

Nuk dua të më premtosh asgjë…!

Dashuria nuk është  premtim.

Më kujtohet sesi sytë tanë i thyen kufinjtë

Shkelën hartën ku kufizoheshin lotët,

Brengat.

Sinfonia e zbrazët e krahëve që ikën.

Hapa.

Gjysmë hapa.

Gishtërinj.

Thëllim.

Frymë.

Oshëtimë muzgjesh.

Përdëllim agesh.

Vetëm një pikëz drite varej në gjymtyrët e thyer të Majit.

*

Edhe unë nuk të premtoj asgjë!…

Dashuria nuk është premtim.

Të kujtohet sesi zemrat tona fluturuan qiellit?

Një ëndërr e madhe sa vetë ëndrra na lidhi me lastarë lulesh.

Ne e dimë… tani nuk  jemi më njerëz.

Jemi yje që u bëmë dritë.

*

Dashuria nuk është premtim.

Ajo është rrënjë e fort që nuk thahet!

Please follow and like us: