Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Murali gjysmërrethor i Shkollës së Arteve të Bukura, Paris 1841

Paul Delaroche (1797-1856) – Murali hemiciklik (gjysmërrethor) i Shkollës së Arteve të Bukura, Paris, 1841
(senad guraziu – ars poetica, t 2024 – figurat)

27 m i gjatë, murali i ngërthen 75 figura me përmasa reale: në qendër janë 3 artistët e Greqisë antike, Iktinusi (arkitekti kryesor, përgjegjës për Partenonin e Athinës), Apellesi (piktori i famshëm grek) dhe Fidia (skulptor, piktor).

4 muza si përfaqësuese të periudhave artistike – Për ta “balansuar” sadopak aspektin femëror të muralit janë përdorur 4 figura femërore gjoja si muza (në mesin e 70 burrave:) ato i simbolizojnë periudhat e artit: artin grek, romak, gotik, dhe artin e Renesansës (Rilindjes).

67 artistë në dukje tek bisedojnë me njëri-tjetrin, sipas kundërvënies të supozuar në përputhje me doktrinën akademike – mbështetësit e “ngjyrës” janë plasuar në të majtën e muralit, ndërsa ata të qasjes vizatimore në të djathtën.

Delaroche – “Studim për figurën e Famës”, c1837-41

Alegoria e Artit – Figura alegorike e “Gjeniut të Arteve” – modeli i përdorur për “alegorinë” nga Delaroche ishte një femër e njohur e Parisit të asaj kohe, Josephine Bloch, figurë mjaft frymëzuese, Bloch do i frymëzonte shumë artistë dhe poetë francezë – psh. ajo ishte njëra nga figurat e vëllimit poetik “Lulet e së Keqes” të Charles Baudelaire.

Please follow and like us: