Irena Dragoti: Gri…
Mos eja në dhjetor
kjo mjegull gri ka etje,
për njerëz të ngjizur me diell..
Liqeni i Saint Claire, si lutje e pambrojtur
thyen rrezet e brishta
mbi luspat e peshqve që mërdhijnë.
*
Kënga e vesës ka heshtur
Era mpin sytë t’i prijë harresës
që le në vjeshtë..
Ndaj mos eja!
Është populluar qyteti me ngrica
Fryma mban erë mavijosjeje
I ngrirë është geni im i zjarrit
t’i lagë mallit, buzët e thara ..
Vello vejushash bien nga qielli,
në klepsidrën e mohimit të fatit…
*
Më dhimbset dimri…
lumturia nuk është tipar i ngjyrës së hirtë!
Please follow and like us: