Albspirit

Media/News/Publishing

Adrian Dhana: Konfuzion, vjedhje apo të dyja?

“Daylight saving time”

Koha e kursimit të dritës ditore.

*Që kur ishim të vegjël mbaj mend se ora, jo koha, u ndërronte dy herë në vit. Nuk e kuptoja se isha i vogël, por shikoja një konfuzion edhe te njerëzit. Jo ora shtyhet një orë prapa, ose tërhiqet “kthehet” një orë përpara dhe nuk kuptoja përse u bënte kjo.  Ne shkonim në shkollë dhe prindët në punë me ndryshimin e orës, proces i cili na u shit ne kalamajve se do flemë një orë më shumë. Oh çfarë gallate! Konfuzion apo trushplarje? Aktivitetet si fëmijë i kishim të pakta aq më shumë nuk e ndienim nevojën e kohës. Po kush fitonte?

*Aq më konfuze ishte kjo çështje kur ky ndryshim ore ndodhte edhe në Shqipëri edhe në vende të tjera, dy herë në vit në Prill dhe në Tetor. Dhe njerëzit pyesnin “sa është ora aty”? “Oh ju jeni gjashtë orë prapa apo pesë orë para” dhe kështu u bënte kronometrimi i orës në gjithë botën. Mirëpo në disa vende të Afrikës, ky ndryshim nuk bëhet as sot. Në Shqipëri bëhet në Prill dhe Tetor, në Amerikë bëhet në Mars dhe Nëntor dhe një mishmash që s’e merr vesh i pari të dhjetin.

*Po pse duhet pësuar ky ndryshim për 50 vjet? Për të trullosur njerëzit apo dikush fitonte në këtë mes?! Thoshin në qarqet zyrtare se ko kursejmë energjinë, por energjia sa vinte dhe shtrenjtohej. Edhe sot e njëjta gjë. A e kursyem ne energjinë nëpër zyrat e shtetit flasim, se në shtëpi do ta ndizje sobën me dru edhe kur gatuhesh edhe kur ngrohesh. Nejse, milionerët u krijuan dhe ne harxhuam miliona të ardhura për energjinë. Në ditët e sotme, as njerëzit nuk po shkojnë më nëpër zyra, por shty orarin zyrtar një orë papa ose prapa nuk është nevoja të sfidosh GMT. Edhe siç është kjo punë kur Rusia ka 11 time zonës, është konfuzion që nuk ka nevojë për më shumë. Shumë të moshura sot në Amerikë, sapo fillon dhe errësohet aty nga ora 5 duan të flejnë gjumë se kujtojnë se erdhi nata e fjetjes. Kuptohet truri i tyre nuk e kap dot ndryshimin e orës. Bletët janë larguar në vende të ngrohta. Eh si e qorrollisën këtë milet! Disa humbën punën, disa avionët, disa nuk u nisën fare nga shtepia. Sa është ora more kapedan? Dhjetë.

*Me të renë apo me të vjetrën? Pleqëria nuk orientohet dot me këtë kthimin e orës. Kur thotë George Carlin: kur ata zgjohen nga gjumi i pasdites të martën, kujtojnë se është e mërkurë.

*Po shyqyr që presidenti Trump do na vijë në ndihmë sepse edhe dementia aty fillon. Kur doktori të pyet sa është ora tani në mesditë, pacienti i jep përgjigje ndryshe. Ia përktheva, mos ia vër re se është me orën e vjetër pacienti. Trump do të marr leje nga Kongresi që të heq “kohën e kursimit të dritës së diellit”. Edhe ky eklips do na ndihmojë. Unë për vete nuk e dua këtë ndryshim ore se nuk kam përfituar ndonjë gjë vetëm konfuzion. Por të tjerë ndoshta kanë përfituar. Sapo mora një letër me postë që thotë se “duke filluar Janarin që vjen, kostoja e energjisë do rritet me 40% për konsumatorët”. O ç’e hëngrëm! Konfuzion apo vjedhje?! Both.

Please follow and like us: