Albspirit

Media/News/Publishing

Kthim në vendin e të parëve, Luzat

Selaudin Guma

Ka histori të panumërta të dashurisë për vendlindjen, dhe vendbanimin, që dëshmohet shpesh nga kthimi i banorëve, kur ata janl larguar për arsye të ndryshme. Kthime të tilla mirëpriten dhe sjellin gëzim, por histori me vlerë të veçantë në këtë drejtim janë sidomos kthimi i trashëgimtarëve në trojet e të parëve në respekt të tyre e të rrënjëve që u përkasin. Një shembull i bukur që dëshiroj të sjell përmes këtij shkrimi modest është edhe rasti i çiftit Kalo, Përparimit dhe Ardjanës, të cilët kanë një vit që vizitojnë rregullisht fshatin Luzat të Tepelenës.

Përparimi është jurist, por edhe mbështetës i njohur i arteve pamore e më gjerë. Babai i tij, Novruzi, ushtarak i lartë i respektuar, me formim intelektual, bir Luzati nga familje atdhetare me kontribute historike, u nda papritmas nga jeta në moshën 45 vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten Medije, Përparimin dhe dy motrat e tij, Esmeraldën dhe Majlindën. 

Përparimi kreu shkollёn e mesme “Ismail Qemali” dhe vijoi studimet në akademinё ushtarake, duke u diplomuar në vitin 1980 dhe krahas saj kreu edhe studimet në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës, duke u diplomuar në vitin 1989. Si ndjekës e përçues i traditave të parardhësve, stërgjyshit Ali, gjyshit Remzi dhe babait Novruz, ai tregoi interes për gjuhët e huaja, duke arritur zotërimin e anglishtes, italishtes, rusishtes dhe aktualisht frëngjishtes, të cilat ishin vlerë e shtuar në ecurinë e tij, fillimisht si mësimdhënës, më pas si drejtues rinie në njërën prej shkollave ushtarake në Tiranë, më pas si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë, duke vijuar më pas si këshilltar ligjor në shoqërinë INSIG dhe prej aty në vitin 1994 nisi një rrugë të re – atë të profesionit të lirë si avokat, duke vijuar pandërprerje këtë veprimtari, pёrjashtuar kohёn kur shёrbeu pёr njё mandat tё shkurtёr si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Zyra e avokatisë që mban edhe mbiemrin Kalo është e njohur këtu e në Kosovë po edhe më gjerë, falë dhuntisë së veçantë të Përparimit për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi të frytshme me zyra avokatie në 5 kontinente.

Gjatë veprimtarisë 30 vjeçare ai ka marrë vlerësime e çmime të shumta ku spikasin sidomos emërimi “Avokat i Besuar” nga Ministria Austriake për Evropën dhe Punët e Jashtme, emërimi nga Kuvendi si anëtar i Komisionit të Letrave me Vlerë, emërimi Konsull Nderi i Daniımarkës nga Mbretëresha Margreth II, Dekorata e Artë nga Presidenti i Austrisë, Alexander van Bellen etj.

Përparimi me Ardjanën shpesh herë vinin në vendlindjen e gjyshit Remzi e tё stërgjyshit Ali, ky i fundit i njohur për veprimtarinë e tij patriotike nё rolin edhe tё kryetarit tё degës së Partisë Politike Shqiptare në Masaçusets, SHBA. Aliu, bashkё me dy djemtё e tij, Remziun e Arshiun u kthyen në atdhe në 1924 nga SHBA. Remziu nё periudhёn e Monarkisё me Mbretin Zog I, punoi si mësues në shkollën fillore tё Luzatit, ku krahas gjuhës shqipe u mësonte nxënësve edhe gjuhën angleze.

Në vitet ’50 familja Kalo u shpërngul në Tiranë, por lidhjet me Luzatin nuk i shkëputi asnjëherë. Ndarja parakohe nga jeta e Novruzit dhe e vëllait të madh, Myftarit qё ishin edhe mё aktivёt nё ruajtjen e marrёdhёnieve nuk i dobësoi lidhjet me fshatin, pasi vëllai i tyre Muzaferi dhe mё pas Isufi, mjek me titullin Profesor, i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe nё kontinentet e tjerё, bënё çmos që ato të ruheshin e të forcoheshin më tej. Një ndër djemtë e vёllezёrve Kalo, Pёrparimi, e ndiqte këtë proces marrёdhёniesh prej kohёsh. Me ndarjen edhe të Isufit vitin e kaluar dhe prehjen e tij në lëndinën e Fushë Luzatit, ai u bё realizues i dёshirёs sё familjes Kalo pёr rikthim fizikisht nё Luzat, ndёrkohё qё ndiheshin pjesё e fshatit pёrmes emrit tё rrugёs “Vёllezёrit Kalo” dhe “Memorialit Kalo” nё hyrje tё fshatit. Pёrparimi arriti ta kthejё familjen Kalo sёrish në trojet e Luzatit, duke u vendosur aty si banor i tij, nё njё shtёpi luzatase qё u rikonstruktua duke respektuar veçoritё e banesave pёrreth. Ajo u bё menjёherё mikpritёse pёr qindra miq e shokё, vendas e tё huaj, tё cilёt pasi dёgjojnё pёr vlerat qё Pёrparimi dhe Ardjana pёrpiqen tё promovojnё me ngulm, shfaqin kuriozitet dhe marrin rrugёn pёr tё parё nё vend bukuritё natyrore e njerёzore tё tij. Fillimisht iu dhurua fshatit njё muze modest i quajtur “Vatra Luzat” e mё pas nё bashkёpunim me Bashkinё e Tepelenёs u transformua shkolla e fshatit, jashtё funksioni nga viti 2016, nё qendёr arti, e cila ka filluar tё presё e do tё presё artistё vazhdimisht.

Duke njohurhistorinё e tyre pёr tё ndihmuar fisnikёrisht, kemi kuptuar qё synimi i Pёrparimit dhe Ardjanёs ёshtё mё i gjerё sesa duket. Ata po kёrkojnё mbёshtetje nga shumё drejtime, pa pёrjashtuar edhe mbёshtetjen e vetё banorёve e fshatit, pёr tё realizuar njё projekt qё ka marrё jetё nё shumё vende tё botёs, pёrfshirё edhe nё vendet fqinje – projekt arti. Pra, ata po punojnё qё Luzati tё fitojё emёr si “Fshat Arti”, duke krijuar kushte e programe arti pёr tё gjallёruar jetёn aty, duke zhvilluar kёshtu nё mёnyrё sa me origjinale e tёrheqёse turizmin kulturor.

Si bashkёfshatar i “Vёllezёrve Kalo” dhe tani edhe i Pёrparimit, qё e njoh prej vitesh dhe e respektoj si profesionist por edhe si veprimtar shoqёror, e pёrshёndes kёtё gjest kuptimplotё, qё duhet tё frymёzojё plot bij e bija me prejardhje nga Luzati, qё sot jetojnё nё qytete tё tjera ose edhe jashtё vendit, pёr t’i hedhur sytё sa mё shpesh nga vendi i paraardhёsve e pёr tё menduar seriozisht qё tё vёnё njё gur nё kёtё projekt tё pёrbashkёt afatgjatё, me natyrё kryesisht morale e shpirtёrore, ose nё projekte tё tyre individuale qё i shёrbejnё dhe ia rrisin vlerat Luzatit.

Please follow and like us: