Albspirit

Media/News/Publishing

Opinione, gala-opinione, atëherë ja dhe 1 opinion më tepër!


(senad guraziu – ars poetica, dhjetor 24 – koment, reagim)

…s’është ndonjë diç “si opinion-mbrojtje apologjetike”, s’është nevoja ta mbroj askënd, s’ka nevojë kush për “mbrojtjen” time, por thjesht si reagim ndaj “nonsensit” mediatik – z. Thaçi, dhe të gjithë të nderuarit në Hagë, e dinë se u takon t’jenë krenarë, sepse s’ka asgjë më të madhe, më sublime, më të ndershme, më kauzale, më fisnike… sesa shërbimi ndaj atdheut tënd, “asgjë s’të bën më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd” – pritja dhe stërzgjatja e proceseve janë vërtet të lodhshme dhe sjellin vuajtje shpirtërore-psikologjike, mirëpo pse t’mos jemi krenarë me denjësinë e mirëfilltë, një popull i tërë duke e shijuar dhe gëzuar lirinë, për hir të popullit zemërbardhë le t’jetë “flijim” i yni kolektiv me durimin sa më denjësisht, ngutulushizmi me opinionet nuk sjell gjë, as nuk përshpejtohen proceset as nuk arrihet gjë…

…unë s’di ku i lexojnë, ku i marrin, nga ku informohen, nga ku i kanë “burimet” e tyre disa media internetike në shqip, si ato të Shqipërisë e edhe të Kosovës, por marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA, mes institucioneve kosovare dhe atyre amerikane, janë për lakmi, për lakminë e lakmisë, jo vetëm sepse NUK ma ka ënda t’jetë ndryshe (Amerika është dhe duhet t’jetë “miku i madh i Kosovës” – s’kam pse t’kem frikë), por sepse nuk përputhet me logjikën, opinionet sa andej sa këndej nuk përputhen me asgjë të realitetit a të njëmendësisë politike…

…është mjaft e çuditshme të merresh me opinione dhe t’i quash “analiza”, si analist i Shqipërisë ta akuzosh Kryeministrin shqiptar për ndonjë aferë a lëshim diplomatik, dhe bën (s’është i përkryer as ai, secili Kryeministër mund të gabojë ndonjë gjë, ndokush më rrallë e ndokush më shpesh), si analist-opinionist dhe mund të kesh ndonjë fije të dyshimit, mund ta kesh ndonjë info, opinionet janë opinione dhe mund të hamendësosh, mirëpo ta akuzosh Amerikën me “opinionet” e tua për sabotazh të vetë politikës së vet, gjoja për lojë të dyfishtë mes aleatit Kosovës dhe Serbisë+Rusisë (apo dhe lojë e trefishtë, i bie t’jetë diç si trinitet i sofistikuar diplomatik), të hamendësosh se gjoja lobistët e Serbisë në ShBA e kurthuan dhe e ujdisën Drejtësinë e Hagës, se Amerika merret me konspiracione prapa shpinës historike të UÇK-së (gjoja vetë Amerika s’paska by*** për t’ua thënë në fytyrë kosovarëve të ish-UÇK-së, kot dikur ato intervenimet me bomba të NATO-s, Amerika ua pati bombarduar madje dhe kinezëve ambasadën, jo për t’i shpallur luftë Kinës por për t’i thënë “jam duke të parë nga sateliti, dallaveret e tua me Millosh-kriminelin s’të shiten”, andaj për ta ushtruar tashmë konspiracionin ndaj Kosovës fillimisht Amerikës iu nevojitka frymëzimi, i nevojitet ndikimi i lobizmit serbo-rus), të hamendësosh se ShBA nga “brenda” qenka e shitur, e korruptuar, me “standarde” të dyfishta, me politikat “dyfytyrëshe”, sa pro-kosovare po aq dhe pro-ruse, se serbofilët + rusofilët na qenkan fort të zotët, me lobizmin e tyre e paskan bërë rrëmujë State Departamentin, Pentagonin, Heksagonin (e Kosovës psh., helbete), Dekagonin, Amerikën komplet nga brenda, ehuuu… ç’të thuhet tutje, të merresh me të tilla opinione qebesa janë “opinione” të ububushme, janë gala-opinione, atëherë duhet sëpaku t’i mbështesësh me ndonjë fakt të vockël, çfarëdo…

…jo moti, por këtë vit, para ca muajve, më 22 Gusht 2024, Drejtori i AKI (Agjencia e Kosovës për Inteligjencë), z. Petrit Ajeti, e priti Drejtorin e CIA-s (Central Intelligence Agency), z. William J. Burns. Në shenjë mirënjohjeje të përhershme ndaj SHBA-së, CIA-s dhe personalisht z. Burns, në objektin qendror të AKI në Prishtinë, u zbulua pllaka simbolike. Pllakën e zbuluan dy drejtorët e Agjencive, Petrit Ajeti dhe William Burns. Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndron mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Francis Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”…

Please follow and like us: