Senad Guraziu: Zhytu në ëmbëlsi… Dive in the Dolce Vita!
(s. guraziu – ap, dhjetor 24 – pak fjalë, koment dhe ca grafika)
…zhytu në ëmbëlsinë e jetës, zhytu në mjaltin… zhglluuuum, vizitoje Italinë – thërriste, thoshte Ministria italiane e Turizmit (Ministero del Turismo) me ca grafika-joshje reklamatike, mbase bërë me ndihmën e IA (Inteligjencës Artificiale) Venerën e Botiçelit e kishin veshur, jo nudo si në pikturë, tashmë Venerë moderne, dinte të bënte madje dhe “selfie” : )
…eee sikur t’bënin dhe shqiptarët si italianët, sikur t’ishim dhe ne këmbëngulës me avancimin e asaj që veç e kemi, me investime të mirëfillta, me promovimin e turizmit, të bukurive shqiptare, me ndarjen e mjeteve për promovim intensiv të turizmit shqiptar, ne do duhej në fakt 4-5 herë më shumë se italianët apo se grekët – shihi italianët, të paparë, e gjithë bota e viziton Italinë, me miliona e dhjetra miliona vizitorë… dhe prapë s’u duket mjaft italianëve, prore të pakënaqur, të bindur janë se mund të eksploatohet akoma më shumë bukuria italiane, investojnë në reklama, ndërtojnë faqe fringo të reja, të njëjtat të dhëna vetëm sa i rrotullojnë, herë andej herë këndej, herë ashtu herë kështu, herë pizza napolitana herë veneziana, realisht i njëjti brum, të njëjtat oferta, njësoj sikur dhe Venera e Botiçelit që e njëjta me shekuj : )
(grafika e fundit është detaj nga “Lindja e Venerës” e Botiçelit).