Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Urtia dhe dituria

Në shoqëri njerin sy mbaje hapur,

në vëllazëri dëgjoje dhe peshoje mirë fjalën.

*

Mes motrash qepe atë që është shqepur,

mes fëmijëve bëj të druajnë qortimin e drejtë.

+

Mes nënës e babës mos bëj dallim.

se shkojnë vitet e pas më nuk vijnë.

+

Rrënojat e shpirtit nuk i pastron stuhia,

por shpirtin e pastron vetëm dashuria.

Armiqësinë e krijon rrena, dyfytërësia.

*

Bisedën merre shtruar e mos nxito,

se nuk e flet dot mirë atë që do.

*

Fjalën e mirë e peshon drejtësia,

fjalën e mbrapshtë e servir ligësia.

*

Biseda në urti është si vera e mirë,

që nuk të turpëron në gosti.

*

Urtia e nderon miqësinë,

dhe bisedës në urti i prin.

*

Të dallosh cili e ka kokën plot e cili e ka bosh,

duhet të vesh në punë urtinë,

që të quhesh i pasur me diturinë.

Please follow and like us: