Ardian Haziri: Përtej grilave
Pjesën më të mirë të jetës rinore, e vodhën;
E mbuluan me ngjyrën e territ të frikshëm;
E futën në kuti fatkeqe, duke ia mohuar lirinë;
Atyre që nuk e njohën dorëzimin;
Dhe për atdhe, pranuan flijimin.
*
Trupin e mavijosur, të mbyllur brenda në qeli;
Por mendjen e hapur, për të drejta e liri.
*
Edhe në pjesën tjetër të atdheut;
Grilat ishin shpeshtuar;
Si këndej Demaçi, andej Pano Taçi;
Si këndej Lajçi, Merxhani e Kosumi;
Andej Velo, Zhiti e At Zef Pllumi.
*
Lista është e gjatë, nuk i zë dot poezia;
Me krenari do të flasin historia dhe letërsia;
Se cili ishte çmimi, që ka sot liria.
Please follow and like us: