Albspirit

Media/News/Publishing

Gane Ahmeti: Si do të jetë?

Po nisem në një rrugë, të cilës fundi nuk i dihet.

A do të jetë dritë, a do të jetë terr?

Sido që të jetë, vetëm Zoti e di.

Me një mijë mendime e rrotullime në kokë.

*

Pa askënd afër,

Pa një fije shprese,

Pa një rrugë të ditur,

Pa qëllime, se ku do të arrij,

Pa dritë në sy.

*

Rrugë me gjemba, që ndoshta do të jetë humnerë, apo ndoshta një mrekulli!

E mundur për të jetua, apo e pamundur për t’ia dalë.

Po i mendoj krejt të mundurat në botë, por edhe të pamundurat e botës.

Dallimi është, sepse e dua të pamundurën. Por, të pamundurën, me asnjë fije shprese.

Please follow and like us: