Gonzato: Do vijojmë të mbështesim SPAK dhe reformën në drejtësi
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato e ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa ndodhet në të njëjtën tryezë me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesin e GJKKO, Erion Bani.
Në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, Gonzato e vendosi theksin te rëndësia e besimit në arkitekturën e reformës.
“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.
Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si përshembull rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur.
Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atij kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, deklaroi Gonzato.