Albspirit

Media/News/Publishing

BBC saktëson ndihmat perëndimore për Ukrainën: Europa: 49.5 %, SHBA: 42.7 %

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka dhënë një shifër që përfshin të gjitha shpenzimet për Operacionin Atlantic Resolve, që është përgjigjja e SHBA-së ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Kjo shumë është 182.8 miliardë dollarë, duke përfshirë trajnimet ushtarake në Evropë dhe rimbushjen e rezervave të mbrojtjes amerikane. Në të dyja rastet, këto shifra janë dukshëm më të ulëta se ato që pretendon ish-presidenti Trump. A ka shpenzuar SHBA 200 miliardë Dollarë më shumë se Evropa? Të dhënat sugjerojnë se Evropa ka shpenzuar më shumë se SHBA kur llogaritet gjithë ndihma. Dhe, siç u tha më sipër, nuk ka prova për shifrën 300 miliardë dollarë. Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh individual për Ukrainën, por në total, Evropa ka dhënë më shumë ndihmë.