Albspirit

Media/News/Publishing

Artistë shqiptarë dhe të ballafaquar me artin e madh botëror

Artistë shqiptarë dhe të ballafaquar me artin e madh botëror, një pasaportë tjetër që na bën të ndihemi krenarë; shumë urime Inva Mula!

Kam disa kujtime të bukura më Invën, por po përmend dy prej tyre.

Episodi i parë:

Para viteve nëntëdhjetë, kur punoja me rininë në kryeqytet e mora Invën në një aktivitet kombëtar në Korçë, ndërsa ishte sopranoja e parë e Teatrit të Operës dhe pata më pas një sherr me drejtorin e asokohshëm të këtij institucioni, Riza Hajro. Natyrisht në rolet e saj kishte një soprano tjetër, por nuk ishte Inva dhe tani i jap të drejtë drejtorit.

Episodi i dytë:

Pas viteve nëntëdhjetë punoja si gazetar i brendshëm te ‘Alternativa SD’, ndërkohë që bashkëpunoja me ‘Rilindjen Demokratike’, ‘Sindikalistin’, ‘Republikën’… Pikërisht te kjo gazetë bëra një intervistë me Invën me titullin: Kam kohë që në ëndërr shoh “La Scalën” dhe ndodhi vërtet që kjo artiste e madhe intepretoi jo vetëm në Milano, por në skenat më prestigjioze në Nju Jork, Paris, Londër, Tokio, Moskë…

https://www.facebook.com/tukici.genc/videos/731743326216887